Ja si i trembi tërmeti tifozët e Interit… shihni si ikin! VIDEO

Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot vendin tonë duke sjellë edhe dëme të mëdha në objekte por edhe persona të plagosur.

Por tërmeti ka shkaktuar panik tek qytetarët madje edhe sportdashësit të cilët sot në mbrëmje po presim me padurim Derby “della Madonnina”, ndërmjet Milanit dhe Interit.

Në videon më poshtë do të shikoni momentin kur disa të rinj në pritje të supersfidës janë trembur duke dalë me shpejtësi nga lokali.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë. Epiqendra ka qenë 30 km në veri të Durrësit.

loading…