Dy persona janë arrestuar në Gjakovë pasi që kishin publikuar në rrjetet sociale një video, duke shtënë me armë zjarri.

Policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarve ku është sekuestruar një armë zjarri automatike, një pistoletë dhe 62.300 € para të gatshme, të cilat dyshohet se u fituan nga shmangia e tatimit.

Me vendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa hetimet përkitazi me rastin ende po vazhdojnë.