Ja se si u organizuan aktivistët e VV-së për t’iu bërë presion deputetëve të LDK-së me SMS FOTO

Sot në parlamentin e Kosovës në një seancë maratonike po mbahet debatohet për mocionin e shkarkimit të Qeverisë Kurti.

Por paraprakisht, aktivistët e të parit të Qeverisë, Albin Kurtit kanë hapur një grup në Facebook, ku pjesëmarrës në të ishin të gjithë aktivistët e LVV-së, teksa iu është dhënë “urdhëri” që deputetëve të LDK-së t’iu bëhet presion dhe kërcënime për heqjen e kërkesës për mocion ndaj Qeverisë, shkruan Ballkani.info.

Në një fotografi që po qarkullon nëpër rrjetete sociale shihet se si aktivistët e VV-së përmes një grupi ku figuron edhe një emër Boiken, i fton të tjerët për të shtuar trysninë ndaj deputetëve të subjektit iniciues të mocionit.

Kujtojmë që deputetët e LDK-së, Driton Selmanaj e Doruntinë Maloku përmendën këtë fakt sot në Kuvend.

Deputeti nga radhët e LDK-së Driton Selmanaj me të marrë fjalën sot në séance ka pasur një kërkesë të drejtpërdrejt nga kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë që të ndal propagandën dhe tërë aparaturën e saj që funksion në kuadër të Vetëvendosjes.

Kjo pasi që sipas tij, në adresë të tij kanë ardhur 130 sms,  në të cilët i bëhet thirrje që të mos votoj për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti. /Ballkani.info/