Ja sa vite burg rrezikon polici që vrau Klodian Rashën

Prokuroria e Tiranës ka ndryshuar akuzën për efektivin e policisë Nevaldo Hajdaraj, i cili vrau Klodian Rashën. Prokuroria ka ngritur akuzën për vrasje me dashje.

Ndryshimi i akuzës, sipas prokurorisë është për shkak se efektivi ka qëlluar dy herë me armë zjarri. Efektivi rrezikon tashmë deri në 20 vite burg me ndryshimin e akuzës nga Prokuroria.

Nevaldo Hajdaraj mberrin ne gjykate, prokuroria: Arma qe u gjet nuk ka  shenja gishtash - YouTube

“Kemi siguruar provën kryesore, pamjet filmike ku qartësohet momenti i goditjes me armë nga punonjësi i policisë.

Filmimi i sekuestruar jep një tablo të qartë të vrasjes. Filmimi tregon se polici ka qëlluar nga një pozicion i shtrirë, drejt Klodian Rashës. Këndi i goditjes se Klodian Rashes, në gjatësinë e trupit të viktimës”, thekson Prokuroria.

U përleshën për disa sekonda''/ Dëshmia e kolegut të efektivit që vrau  Rashën - Tirana Today

Ndërkohë, më parë akuza që rëndonte mbi Hajdarajn ishte ajo e “tejkalimit të kushteve të vetëmbrojtjes” me anë të së cilës rrezikonte vetëm 7 vite burg.

Vrau Klodian Rashën, ja sa vite burg rrezikon polici