Ja sa “pak” protestues pati sot Vetëvendosje në Prishtinë (FOTO)

Kaq njerëz kishte sot në protestën e Lëvizjes Vetëvendosje. Dikush tha ishin vetëm 1000 veta, kurse Dardan Molliqaj e quajti sekt dhe e shpërndau këtë foto.

“Sekt, fundosja e shpejtë e të cilit nuk po ndalet. Dëshmia më e mirë është protesta e sotme, të cilën profeti do ta quante ”karneval i dështuar”, tha Molliqaj.

Vetëvendosje protestoi sot kundër kryeprokurorit Aleksandar Lumezi. Motoja e tyre ishte “Lepur ik”, shkruan Ballkani.info.

Gazetari dhe publicisti i njohur kosovar, Baton Haxhiu, tha sonte se protesta e Lëvizjes Vetëvendosje ishte dështim dhe se në të nuk ishim më shumë se 1000 veta.

“Kjo tregon dobësimin e Vetëvendosjes. Kjo është parti që kishin blerë armë dhe ua kishin shpërndarë të rinjve nën moshën 18 vjeçare”, ka thënë Haxhiu në Dukagjin, transmeton Ballkani.info.

“Albin Kurti nuk ka ndërgjegje sociale, sepse nuk e ka familjen këtu dhe familja e tij jeton në Norvegji. Ai nuk as ndërgjegje insititucionale, dhe deshti ta çojë vendin në luftë civile. Shtresat popullore nuk janë të gatshme që t’ju besojnë veprimeve të tyre kriminale. Ai do të mbetet opozita i përjetshëm”, ka thënë tutje Haxhiu. /Ballkani.info/