Ja sa orë po presin mergimtarët në pikat kufitare të Kosovës

Mërgimtarët që po kthehen në Kosovë po përballen me kolona dhe pritje të gjata në kufi.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me fluksin nëpër pikat kufitare.

Sipas kësaj qendre, pritjet më të mëdha janë në pikat: Merdare dhe Dheu i Bardhë.

Në pikën kufitare në Merdare, qytetarët janë duke pritur deri në 4 orë për të hyrë në Kosovë.

Teksa, te Dheu i Bardhë, pritjet janë dy orëshe.

Në Muçibabë pritjet e atyre që po vijnë në vendin tonë janë 1.5 orë.

Një orë pritje ndërkohë është në Jarinje po aq sa edhe në Mutivodë.

Ndërkaq në Bërnjak pritjet nuk kalojnë 20 minuta.

Ndërkohë në pikat tjera kufitare pritja për në Kosovë nuk zgjat më shumë se 5 minuta.

Situatë tjetër është në dalje. Për të lënë Kosovën pritjet në të gjitha pikat kufitare nuk kalojnë 10 minutëshin.