Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së Bekë Berisha po del të jetë shumë “merakli” i kafeve.
Një gjë të tillë Berisha e ka argumentuar përmes një videoje ku shihet duke i renditur në tavolinë për ti pirë siç thotë ai 50-të kafe në ditë.
Ballkani.info ka bërë një përllogari ku i bie se nëse një kafe kushton 70 cent dhe të tilla i pinë 50 copa në ditë, deputetit Berisha i bie që brenda një dite të paguaj 35 euro, vetëm për shpenzimet e kafesë, ,për një muaj 1050 euro dhe për një vit 12.600 euro. /Ballkani.info






