Shqiptari

Ja sa gjatë do ti mungojë Mustafi Arsenalit

Skuadra e Arsenalit sot ka arritur fitoren e parë në vitin 2019 – pasi mposhti Fulhamin në ‘Emirates’ me rezultatin e thellë 4-1.

Granit Xhaka, Aubameyang, Lacazette dhe Ramsey shënuan për fitoren e thellë të Arsenalit.

Në përfundimin e pjesës së parë, futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi kërkoi zëvendësimin nga trajneri, gjë që edhe ndodhi.

Në fillimin e pjesës së dytë, Emery largoi Mustafin për të inkuadruar në lojë mesfushorin me tipare mbrojtëse, Lucas Torreira

Pas ndeshjes, Emery ka folur për lëndimin e Mustafit, ku theksoi se nuk është diçka serioze.

“Është një lëndim i vogël. Është një problem i vogël – por ai nuk ndihej mirë pas pjesës së parë”, tha Emery pas ndeshjes.