Ja sa e pafat ishte Shqipëria sonte kundër Izraelit (VIDEO)

Shqipëria ishte plotësisht e pafat sonte pasi që ka humbur në Tel Aviv kundër Izraelit me rezultat të ngushtë 2-0. Me dy gol të shënuar Shqipëria pavarësisht se sulmoi dhe ishte më e mirë nuk arriti që rastet e saj ti konkretizoi në gol.

Sonte nuk ishte fati me Shqipërinë.

Djemtë e Panuccit kanë humbur me rezultat të ngushtë në Tel Aviv kundër Izraelit, duke mbetur kështu tani në vendin e fundit të Grupit 1 të Ligës C te Kombeve.

Shqipëria e nisi shumë më mirë pjesën e parë të kësaj ndeshje dhe ishte afër të shënonte në minutën e 7 kur Balaj tentoi të shënoi me kokë.

Por, pas kësaj portieri izraelit bëri një dëgazhim të shpejt për të pasuar tek Tomer Hemed i cili edhe pse u dyshua se është në pozitë jashtëloje arriti që të shënoi gol në minutën e 8’të te ndeshjes.

Pas kësaj Shqipëria sulmoi dhe ishte afër barazimit në minutën e 22’të përsëri me Balajn.

Mundësia tjetër për gol e Shqipërisë ishte në minutën e 24 ku kësaj radhe e humbi një mundësi të mirëq për gol Uzuni.

Mundësia tjetër e Shqipërisë erdhi në minutën e 38’të ku dështoi për të barazuar rezultatin Xhimshiti.

Me epërsinë prej 1-0 përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë prapë më e mirë ishte Shqipëria.

Rastin e parë e pati Hysaj me të filluar ndeshja ndërkaq Lilaj përsëri e humbi një mundësi të mirëq në minutën e 51’të për gol.

Mundësia tjetër për gol ishte e Grezdës në minutën e 75’të por pas kësaj minute Izraeli sikurse u kthjell pak, sidomos me mbështeëtjen e tifozëve.

Kurse kjo ju shpërblye pasi që Seba shënoi në minutën e 82’të për ta ngritur rezultatin në 2-0.

Me këtë fitore të Izraelit, Izraeli i rrit mundësitë për kualifikim pasi që është në vendin e parë më 6 pikë. E dyta është Skocia më tri pikë por që ka dy ndeshje pa zhvilluar, me Izraelin si vendas dhe Shqipërinë si mysafirë.

Në rast së Shqipëria nuk do ta mund Skocinë do të bije në Ligën D te Kombeve, aty ku është edhe Kosova.