Ja sa do paguhen Dafina, MC.Kresha, Lumi B dhe Gjiko për në koncertin e Pavarësisë

Artistët që do të performojnë në koncertin e organizuar për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nuk do të mbeten pa u paguar.

Këtë vit në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ të Prishtinës do të organizohet edhe një koncert i madh, këtë herë me artistët më të njohur të vendit.

Sipas gazetës inFokus, artistët e përzgjedhur do të paguhet me një shumë prej 18 mijë eurosh.

Gazeta inFokus ka siguruar dokumentet që tregojnë se kompania e cila ka fituar tenderin për organizimet e ceremonisë festës së 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, do të paguhet nga buxheti i shtetit 32,636.50 euro vetëm për këtë koncert.

Gjysma e këtyre parave është paraparë të shpenzohet për pagesën e këngëtarëve, Dafina Zeqiri, Mc Kresha, Gjiko, Lumi B, Rina Balaj, Lluni, Fuego dhe DJ Dagzi, të cilët do të performojnë të dielën.

Rreth 2 mijë euro do të paguhet vetëm DJ Dagz.

Ndërkaq, në bazë të dokumentacionit, shihet se zbukurimi, dhe dizajnimi për vendin ku do të mbahet koncerti do të kushtojnë mbi 3 mijë euro. Po aq do të shpenzohen për zërim dhe ngrohje.

Te martën, Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë prej 500 mijë eurosh, shumë e cila nuk u la pa u kritikuar nga tek deputetët e opozitës.

Ndërsa kompania e cila ka fituar këtë tenderë do të marrë në total 300 mijë euro nga ky buxhet.