Ja sa autobus me serb nga Kosova u nisën drejt Beogradit në tubimin e Vuçiqit (FOTO)

Sot në Beograd do të mblidhen mbështetësit e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Tubimi vjen në kohën kur Vuçiq po përballet me protesta që synojnë rrëzimin e qeverisë së tij, përcjell Ballkani.info

Mbështetës të shumtë janë nisur edhe sot nga Kosova drejt Beogradit.

Ballkani.info mëson se rreth 15 autobus kanë kaluar kufirin Merdare për të ju bashkangjitur këtij tubimi.

Kujtojmë se qysh në dhjetor, opozita e Serbisë ka dalë në rrugë çdo të shtunë, për të protestuar, siç thotë, kundër sundimit autokratik të Vuçiqit, kufizimit gjithnjë e më të madh të lirisë së shtypit dhe problemeve të tjera në vend.

Protestat kanë nisur pasi udhëheqësi i opozitës, Borko Stefanoviq, është rrahur nga sulmues të maskuar. /Ballkani.info