Dorëheqja e Edin Terzic shkaktoi befasi të madhe te tifozët e Borussia Dortmund, aq më tepër pas një sezoni fantastik. Në fund të së cilit verdhezinjtë gjermanë mbërritën në finalen e Champions League.
“E dhimbshme për mua të ndahem me Dortmundin. Pas 10 viteve të kaluara te BVB, nga të cilat 5 në stafin teknik dhe 2.5 si trajner i parë, mendoj se epoka e re e klubit duhet të fillojë me një trajner të ri.
Të gjithë personat afër meje e dinë se largimi ka qenë një vendim shumë i vështirë për t’u marrë. I uroj më të mirën Dortmundit. Dhe kjo nuk është një lamtumirë, shihemi së shpejti”, u shpreh 41-vjeçari kroat i lindur në Gjermani.
Po cilat ishin shkaqet e dorëheqjes së trajnerit? Kritikat e disa lojtarëve ndaj skemave të tij taktike e kanë lodhur, duke e detyruar të vendoste largimin e klubi i tij i zemrës.
Matts Hummels nuk ishte një admirues i skemave të Terzic, ndaj të cilit në mënyrë sistematike gjatë gjithë sezonit nuk i ka kursyer kritikat. Por jo vetëm mbrojtësi i njohur, i cili gjithashtu do të largohet nga Dortmundi.
Edhe Julian Brandt e Niclas Fullkrug kanë shfaqur pakënaqësi në lidhje me idetë e teknikut, i cili drejtoi skuadrën gjermane si trajner në tri periudha të ndryshme.
Konflikti me më shumë se një futbollist ndikoi që Terzic të “sakrifikohej” duke u dorëhequr, pavarësisht se drejtuesit e klubit ngulmuan që të vijonte i qetë punën e tij. /Ballkani.info







