Inter do të pësojë një goditje të rëndë kur Cesc Fabregas të largohet nga Chelsea këtë muaj.
Spanjolli raportohet të jetë shumë pranë francezëve të Monaco-s, ai aktualisht po i nënshtrohet vizitave mjekësore në Stade Louis II. Por ajo që do të ndodhë më pas nuk është diçka pozitive për Inter.
Chelsea ka në plan ta zëvendësojë spanjollin me Nicolo Barella ose Leandro Paredes. Dhe Inter do të ngelte me gisht në gojë pasi ata dy lojtarë kanë kohë që vëzhgohen nga Zikaltrit.
Thuhet se Inter po mundohet të sigurojë firmën e Barella-s përpara Chelsea-t, por nuk mund të shpenzojë më shumë se Chelsea për shkak të Fair Play Financiar.
Situata është e ngjashme edhe me Paredes. Teksa kanë pasur kontakt me ish-yllin e Roma-s, do ta ketë shumë të vështirë të arrijë marrëveshjen me të gjatë janarit.
Corriere dello Sport raporton me bindje se të dy lojtarët mund të përfundojnë në Stamford Bridge këtë muaj dhe kjo do të ishte një humbje e madhe për Inter.







