Ja pamja e shpirtit të udhëheqësisë së shtetit serb! Irinej takohet me kriminelin Bashar Al Assad

Sot, Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Irinej, vizitoi Sirinë dhe kryekriminelin e saj Bashar Al Assad, i cili ka duart plot gjak nga krimet e tij të luftës.

E njëjta Kishë serbe është qe bekoi krimet e Millosheviqit, Karaxhiqit dhe Mlladiqit në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë dhe e njejta Kishë serbe që e ka mbajtur të burgosur shoqërinë serbe në një botë paralele, kështu ka shkruar Jetlir Zyberaj, shef i kabinetit të zv/kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Kisha ortodokse serbe, që udhëhiqet nga frymëzues të ksenofobisë, shfaqi përsëri fytyrën e saj të vërtetë, qe jep mbështetje për kriminelët e luftës dhe nuk ka të bëjë fare me fenë.

Kjo Kishë e cila vetem institucion fetar nuk është, duhet të kërkojë falje tek Kosova, Kroacia dhe Bosnja qe të çlirohet dhe pastrohet nga mekatet e saj historike.

Tani për tani, e ka mision vetëm spiritualitetin e kriminelëve të luftës”, ka shkruar në fund Zyberaj. /Ballkani.info/