Instituti PIPOS ka publikuar sondazhin e fundit të serisë së sondazheve që janë krijuar nga ky institut për njërin nga televisionet vendore.

Nga të dhënat e prezantuara, është Lëvizja Vetëvendosje që prinë me 40.95 përqind, pasuar nga PDK me 22.03 përqind. Në vendin e tretë është LDK me 19.35 përqind, e katërta AAK me 7.8 përqind, ndërkaq Nisma Socialdemokrate vazhdon të mbetet nën prag me 3.15 përqind, transmeton Ballkani.info.

Por si përkthehet në ulëse ky rezultat, e gjeni më poshtë:

Lëvizja Vetëvendosje sipas kësaj matje fiton 46 deputet, PDK merr 24 të tillë, LDK-ja përfaqësohet me 21 ulëse, 9 i takojnë AAK-së, ndërsa Nisma nuk arrinë ta kalojë pragun prej 5%.