Ja nga çfarë shkaktohet sëmundja e lëkurës që e ka ish-luftëtari i Koshares, Anton Quni

Deputeti i LDK-së dhe ish-ushtari i UÇK-së në Koshare, Anton Quni, ka sqaruar detaje rreth sëmundjes së tij që i ka ndryshuar pamjen e lëkurës.

Quni në një intervistë mbrëmë është pyetur nëse ka qenë i plagosur në luftë.

“Unë nga lufta i kam këto ndryshime në lëkurën time në fytyrë. Pasi ka përfunduar lufta, kam vërejtur ndryshime në lëkurën time në fytyrë, ku pas disa kontrolleve mjekësore, një humaniste e huaj më ka dërguar në një klinikë në Zvicër”, ka deklaruar Quni, përcjell Ballkani.info.

Deputeti ka treguar se si pas analizave, ai është diagnostifikuar me diagnozën e sëmundej ‘Lupus Diskoir Erithematode’, dhe kanë ardhur në përfundim se kjo sëmundje ka ardhur si pasojë e ekspozimit të tij në hapësira të kontaminuara.

Quni ka treguar gjithashtu edhe për vështirësitë që i ka pasur më vonë, duke iu nënshtruar tri operacioneve dhe ka thënë se një kohë është ndjerë keq nga pamja që kishte marrë.

Por çfarë është sëmundja ‘Lupus Diskoir Erithematode’?

‘Lupus’ janë një koleksion i sëmundjeve të imunitetit, nga të cilat sistemi bëhet hiperaktiv dhe sulmon disa nga pjesët e shëndetshme të trupit. Simptomat e kësaj sëmundje mund të prekin pjesë të ndryshme të sistemit trupor, duke përfshirë këtu lëkurën, qelizat e gjakut, zemrën, mushkëritë etj.

Sipas të dhënave, ‘Lupus’-i mund të shkaktohet nga hormonet, mund të jetë gjenetike dhe shkaktari i tretë është ambienti.

Shumë kërkime, kanë rezultuar se ambienti luan rol të rëndësishëm në shkaktimin e kësaj sëmundje që nuk është aq e shpeshtë tek njerëzit, shkruan Lupus.org, përcjell Ballkani.info.

Sipas të dhënave, kur ndonjë personi që gjenetikisht nuk ka imuntet të fortë, bie në kontakt në një ambient të hapur me ndonjë virus apo kemikal, mundësojnë shkaktimin e kësaj sëmundje.

Krejt çfarë mund të ndihmojë një person që është diagnostifikuar me këtë sëmundje, është diagnostifikimi i hershëm për të parandaluar faktorët e tjerë të ndikojnë në të.

Në shumicën e rasteve, mjekët i ndihmojnë pacientët e tyre që këto sëmundje t’i ngadalësojnë në përhapje përmes medikamenteve të ndryshme, e cila fatmirësisht nuk është ngjitëse. /Ballkani.info