Ja në cilat Gjimnaze u respektua e në cilat jo, vendimi i MASHT-it për kompensimin e orëve mësimore(FOTO)

Edhe pse Ministria e Arsimit ka vendosur qe orët e humbura mësimore gjatë grevës së SBASHK-ut të zëvendësohen gjatë vikendeve konkretisht të shtunave, një gjë e tillë sot nuk ndodhi në Gjimnazin “Sami Frashëri” dhe atë “Ahmet Gashi” në Prishtinë.

Ballkani.Info merrë vesh se në këto dy Gjimnaze nuk ka pasur asnjë mësimdhënës por vetëm dy apo tre nxënës që kishin ardhur të informohen se ka filluar apo jo procesi mësimor.

Në dyert e klasave të të dyja gjimnazeve, kanë qenë të vendosura vendimet e vulosura ku thuhet se Ministria e Arsimit ka marrë vendim që orët e humbura gjatë grevës të kompensohen të shtunave,dhe se këtë vendim janë të obliguar të zbatojnë të gjithë.

Ndryshe nga Gjimnazet “ Sami Frashëri” dhe ai “ Ahmet Gashi” që të shtunën nuk janë parë mësimdhënës, në Gjimanzin “ Xhevdet Doda” kishin ardhë arsimtar që nga mëngjesi por nxënës në këtë institucion shkollor nuk janë parë. /Ballkani.info