Nesër krerët e institucioneve, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, dhe anëtarët e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti do të jenë në zyrën e kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli në Kuvendin e Kosovës.

Ballkani.info e ka parë ftesën që Veseli u ka dërguar Thaçit, Haradinajt, Limajt dhe Ahmetit. Takimi do të fillojë në orën 10:00.

Burime brenda Kuvendit thonë se në këtë takim do të flitet për diskutimet e zhvilluara në Samitin e Berlinit rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

I njëjti burim ka treguar se Veseli po synon të koordinojë të gjithë akterët institucional për fazat e ardhshme të sjelljes së Kosovës në raport me dialogun si dhe për përfaqësimin në Samitin e Parisit që do të mbahet në korrik. /Ballkani.info/