Të infektuarit me koronavirus në Kosovës, të cilët po qëndrojnë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, po trajtohen me terapi e cila përkeqëson gjendjen e tyre.

Sipas infektologut Shemsedin Mjeku, për personat e infektuar me koronavirus të cilët po trajtohen në QKUK  po përdoret terapia me substanca antivirale dhe antibiotikë.

“Është terapia e cila është duke u përdorur kudo në botë. Pra, përdorim substanca antivirale, përdorim antibiotikët”, tha infektologu Shemsedin Mjeku për T7.

Mirëpo, përdorimi i substancave antivirale dhe antibiotikëve, sipas OBSH-së nuk i lufton viruset.

 “A janë antibiotikët të efektshëm në parandalimin dhe trajtimin e koronavirusit të ri? Jo, antibiotikët nuk funksionojnë kundër viruseve, vetëm baktereve”, sqarohet në faqen zyrtare të OBSH-së.

Madje, sipas ministrit francez të Shëndetësisë, antibiotikët jo vetëm që nuk ndihmojnë në luftimin e viruseve, por vetëm e përkeqësojnë gjendjen e të prekurve.

“Përdorimi i ilaçeve anti-inflamatore mund të jetë një faktor për përkeqësimin e infeksionit. Në rast të temperaturës së lartë, përdorni paracetamol. Nëse tashmë jeni duke marrë ilaçe anti-inflamatore, kërkoni këshilla nga mjeku”, ka shkruar Veran në Twitter.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme në Kosovë u konfirmuar edhe katër raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu numrin e të prekurve në nëntë.