Ja kush deshi t’i rrëmbej fëmijët në Reznik të Vushtrrisë (VIDEO)

Fëmijët e fshatit Reznik të komunës së Vushtrrisë po ngurrojnë të shkojnë në shkollë.

Kjo për arsye se, sipas nxënësve, disa gra po tentojnë ti mashtrojnë dhe ti marrin në makinën e tyre.

Drejtori i shkollës “Martiret” në fshatin Reznik, Faruk Selimi, thotë se po detyrohet që personalisht ti marr fëmijët nga shtëpitë e tyre në shkollë, pasi ata po frikësohen.

Ai tregon se për këtë rast ka njoftuar policinë, afro tre javë më herët por nuk di nëse ka ndonjë rezultat.

Nxënëset që u terrorizuan nga, siç thonë ato, disa gra të veshura me të zeza rrëfëjnë për gazetën inFokus se çfarë u ndodhi.

Në disa raste të ndara, më shuam se pesë nxënës janë dëshmitarë kur vetura ngjyrë hiri me persona të panjohur është ndaluar para këmbëve të tyre dhe disa gra të veshura në të zeza u kanë kërkuar të shkojnë me to.

E Policia në Vushtrri thonë se nuk kanë gjetur ende ndonjë provë konkrete për këtë rast.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, në kuadër të së cilit funksionon edhe stacioni policor në Vushtrri, Avni Zahiti, thotë se rastin e kanë trajtuar por nuk kanë asnjë provë konkrete.

“Policia pas shumë përpjekjeve dhe kontakteve me banorë deri më tani nuk gjetëm asgjë provë konkrete për një gjë të tillë”, ka thënë Zahiti për gazetën inFokus.

Rrëfimin e detajuar të nxënëseve që ishin viktimë e këtyre rasteve mund ta ndiqni në videon e bashkëngjitur.