El Clasico i parë i këtij sezoni tashmë ka një datë dhe një orë.
Sfida mes dy gjigandëve të futbollit spanjoll midis Barcelonës dhe Real Madridit në program në javën e 10-të të La Ligas do të luhet të shtunën e 26 tetorit në një orar të pazakontë.
Liga spanjolle e futbollit ka vendosur që El Clasico i parë i këtij viti të luhet në orën 13:00 në drekë.
Barcelona do të vijë me një ditë më pak përgatitje në këtë superduel pasi të mërkurën e 23 tetorit luan në Champions në Pragë ndaj Slavias vendase, ndërkohë që Reali luan të martën në Stamboll ndaj Galatasarayt.
loading…







