Reperi, Majk nesër lanson projektin e ri muzikor.

Këtë e bëri të ditur vetë reperi përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në Instagram teksa tregon se kjo këngë ka të bëjë me jetën e tij personale, shkruan lajmi.net.

“Kam kënaqësinë të ndaj me ju një këngë që ka të bëj me jetën time, besoj edhe me jetën e shumë prej jush që shumë herët filluat të punoni e të besoni në ëndërrat tuaja.. Jeta është sfidë, mos u dorëzo – përballu me të! Nesër ora 13:00 / Nuk Dorëzohem”, ka shkruar ai.

Theksojmë se, “Qikita”, mbetet projekti i fundit i lansuar nga Majk që deri më tani numëron afro 7 milionë shikime në YouTube.
https://www.instagram.com/p/BuJ1kI9gZT7/?utm_source=ig_web_button_share_sheet