Ja kur do të mbahen testet e arritshmërisë dhe të maturës

Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim për lehtësime të masave prej pandemisë Covid-19. Shkollat, të cilt kanë qenë të mbyllura për nxënësit prej fillimit të pandemisë, do të hapen vetëm pjesërisht për nxënësit e klasave të 9-ta dhe të 12-ta.

Klasat e nënta do të kthehen në shkollë prej datës 8 qershor dhe do të mbajnë mësim deri më datën 19 qershor si përgatitje për teestin e arritshëmrisë.

Ndërkohë, klasat e 12-ta do të kthehen prej datës 15 qershor dhe do të mbajnë mësim deri më 30 qershor.

Testi për klasat e nënta do të mbahet me 23 qershor, ndërsa për klasat e 12-ta me 4 korrik.

Ky është vendimi i plotë i qeverisë në detyrë për lehtësimin e të gjitha masave ne sektorin e arsimi:

Qeveria e Republikës së Kosovës aprovon kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë si në vijim:

I.          Shfuqizohet vendimi nr.01/16 e dt.26/03/2020;

II.         Plotësohet dhe ndryshohet pika 1.1 e Vendimit  të Qeverisë nr.01/07 11/03/2020 si në vijim:

a.         Rihapja e kopshteve dhe çerdheve – mosha 0-5 në Institucionet publike dhe private të nivelit parashkollor;

b.         organizimi i ambientimit dhe përgatitjeve për testin e arritshmërisë me klasat e nënta (kthimi i klasave të nënta në shkollë prej datës 08.06 deri me 19.06 me qëllim të mbajtjes së testit të arritshmerisë me 23.06.2020);

c.         organizimi i ambientimit dhe përgatitjeve për testin e maturës me nxënësit e klasave të dymbëdhjeta (kthimi i klasave të dymbëdhjeta në shkollë prej datë 15.06 deri me 30.06 dhe mbajtja e testit të matures me 04.07.2020);

d.         Lejimi i orëve praktike/laboratorike për Institucionet e Arsimit të Lartë dhe organizimi i provimeve duke zbatuar në mënyrë strikte rekomandimet e IKSHP-së;