Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar të gjithë kandidatët që kanë konkurruar për rekrutë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, se procesi i testimit do të fillojë nga data 04 mars 2019.

Testimi i kandidatëve do të bëhet sipas orarit të testimit, i cili do të publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, përkatësisht në adresën: www.mksf-ks.org, nga data 01 mars 2019, thuhet në njoftim.