Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakoheshme parlamentare. Nga këto zgjedhje pritet të dalë qeveria e re e vendit.

Mbi 1.9 milionë kosovarë janë të regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje, megjithatë, numri i atyre që votojnë zakonisht nuk shkon mbi 800 mijë.

Ndërkaq, sipas njoftimeve të partive, kandidatët për kryeministër do të votojnë në Prishtinë, shkruan Ballkani.info.

Ne ju sjellim vendin dhe orën për secilin kandidatë për kryeministër që do të votojnë nesër.

I nominuari për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, do të votojë në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një emaili ka njoftuar se kreu i saj do të votojë nesër në ora 10:00.

I nominuari për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, do të votojë në Fakultetin Juridik në Prishtinë. Lëvizja Vetëvendosje përmes një emaili ka njoftuar se kreu i saj do të votojë nesër në ora 9:30.

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, voton në Shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, në ora 09:00.

Nesër në ditën e zgjedhjeve e nominuara për kryeministre të shtetit nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani, do të votojë në Fakultetin Teknik në Prishtinë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një emaili ka njoftuar se kreu i saj, Isa Musftafa, do të votojë nesër në ora 11:00 në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë.

loading…