Kryetari i Komunës së Prishtinës, ditën e sotme kishte paralajmëruar një konferencë për media në orën 15:00.

Në këtë konferencë, Ahmeti pritej të fliste për akuzat që ish partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje i kishte hedhur ndaj tij rreth tenderit për furnizimin me qumësht në shkolla, transmeton Ballkani.info.

Por 15 minuta para fillimit të konferencës, i pari i Prishtinës njëherish edhe bashkëkryesues i Grupit Negociator për dialog me Serbinë, anuloi konferencën pa ndonjë arsye shtesë.

Disa minuta më vonë, Ahmeti përmes një video live në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se gjendet në borëpastruese duke iu bërë shoqëri gjatë pastrimit të rrugëve në Prishtinë. /Ballkani.info