Ja fjalët e Guardiolas pas suspendimit të Thierry Henry

Thierry Henry ishte një lojtar i jashtëzakonshëm, por karrierën si trajner nuk e ka nisur mirë.

Henry e nisi karrierën e tij si trajner tek skuadra e Monacos, ku duket se dështoi që të kthente në rrugë të drejtë skuadrën nga principata.

Kështu, skuadra e Monacos kanë marrë vendimin që ta suspendojnë trajnerin, deri në një vendim final të bordit drejtues.

E për këtë gjë, aspak mirë nuk ka reaguar trajneri i Manchester City, Pep Guardiola.

“Nuk e kuptoj, por nuk është në punën time” ka thënë Guardiola për reporterët.

“Nuk i marr unë vendimet. Më vjen keq për të, sepse e njoh atë mirë, ai është një person me pritshmëri” ka thënë tutje ai.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i ardhshëm i bordit të Monaco për Thierry Henry. Kujtojmë se Monaco është në bisedime me Leonard Jardim.