Gjirokastër

Ja fjalët e fundit të grekut para se të vritej nga forcat RENEA

35 vjecari grek Kostandin Kaçifa, është vrarë sot nga forcat RENEA pasi nuk ka pranuar të dorëzohet dhe ka qëlluar me armë drejt tyre. Ai është ekzekutuar me një plumb në kokë dhe 1 në gjoks.

Kaçifa i cili njihet si simpatizant i ‘Agimit të Artë’ në Greqi, ka qëlluar paraditen e sotme në drejtim të policisë shqiptare, ndërsa pasdite gjatë një shkëmbimi zjarri është vrarë nga forcat RENEA.

Para se të vritej Kaçifa ka bërtitur Rroftë Greqia, rroftë Helenizmi’.