Ja deri ku shkon shpifja e mediave serbe: Veseli arrin në Nju Jork, digjet Misioni i Serbisë!

Mediat në Serbi, veçanerisht gazetat, po vazhdojnë me fushtë të egër kundër Kosovës. Ka të tilla gazeta që aq keq propagandojnë saqë gati çdo shkrim e kanë me shpijë, insinuata dhe mashtrime.

Gazeta “Alo” e afërt me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot shkon aq larg me shpifje saqë raporton se me arritjen e kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli në Nju Jork është djegur ndërtesa e Misionit të Serbisë në këtë qytet.

Edhe pse në tekst sqarohet se zjarri ka shpërthyer për shkak të instalimit të vjetër elektrik, titulli është më shumë se skandaloz.

“Veseli arrin në Nju Jork, digjet Misioni i Serbisë”, është titulli i gazetës, raporton Ballkani.info.

“Shërbimet përgjegjëse kanë njoftuar se zjarri është shkaktuar nga instalimi i parregullt”, ka thënë Milan Milanoviq, shef i misionit të Serbisë.

Tutje në artikull flitet edhe për vizitën e Veselit në Nju Jork, po që s’ka asnjë lidhje me zjarrin.

“Interesant, në Nju Jork disa orë para shpërthimit të zjarrit në Misionin e Serbisë në OKB, ka arritur Kadri Veseli, shefi i parlamentit të Prishtinës, i cili në Amerikë po përmbyllë marrëveshjet për blerjen e armatimit për Ushtrinë e Kosovës, ndërsa në Nju Jork është takuar me diasporën shqiptare”, shkruan “Alo”.

Edhe më herët kjo gazetë ka raportuar për “marrëveshjet” e Veselit me Ushtrinë Amerikane që kapin vlerën e 4 miliardë dollarëve dhe ku përfshihet edhe sistemi anti-raketor “Patriot”. /Ballkani.info/