Ja data dhe ora e meçit të shumëpritur, Anthony Joshua vs Andy Ruiz

Boksieri anglez Anthony Joshua do të përballet me meksikanin Andy Ruiz Jr për herë të dytë brenda këtij viti.

Në qershor, Ruiz kishte shkaktuar njërën ndër befasitë më të mëdha në dekadën e fundit duke e mposhtur Joshuan.

Kësaj radhe, britaniku nga Arabia Saudite do të kërkoj hakmarrje për të rikthyer titullin e kampionit të botës, shkruan Indeksonline.

Ndeshja do të zhvillohet të shtunën më 7 dhjetor nga ora 22:00 më kohën tonë lokale.