Ja çka thotë Shaqiri pas ndeshjes se sotme

Xherdan Shaqiri ishte sot protagonist në ndeshjen kundër Neëcastle ku edhe shënoi gol në minutën e 79-të te ndeshjes.

E pas ndeshjes Liverpool prin në tabelë më 51 pikë, gjashtë më shumë se Tottenham që është në pozitën e dytë dhe shtatë më shumë se Manchester City, kampion aktual i Premier Ligës.

“Tri pikë dhe paraqitje e mirë e skuadrës”, ka shkruar Shaqiri në faqen e tij në Facebook.

Liverpool fitoi 4-0 kundër Newcastle për ta përfunduar pjesën e parë të sezonit më 51 pikë në Premier Ligë.