Ja cili është reagimi i Vlora Çitakut pas përfundimit të serialit të famshëm (FOTO)

Ky është mendimi i ambasadores për përfundimin e serialit shumë të shikuar.

Pas 8 vitesh epike, fansat e serisë popullore televizive “Game of Thrones” u mblodhën në Los Angeles të dielën për t’i dhënë lamtumirën e fundit një prej shfaqjeve më të përfolura në historinë e televizionit.

Por, Game of Thrones u shikua tej mase edhe nga shqiptarët, madje një nga adhurueset e “zjarrta” të këtij prodhimi të suksesshëm kinematografik, ishte edhe ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku.

Ajo shpesh ka komentuar këtë seri, ndërsa pas përfundimit ka postuar një fotografi ku shihet me telefon në dorë e ku shkruan: Unë tu i lexu reagimet pas Game of Thrones!