Ja cili është komenti i KFOR-it në lidhje me vetëvrasjen e britanikut në Prishtinë

Zëdhënësi i KFOR-it, Gazmend Vitaku për Ballkani.info tha se KFOR-i shpreh ngushellime për vdekjen e 60 vjeçarit, i cili u gjetë pa shenja jete në banesën e viktimës mëngjesin e së mërkurën në rrugën “Behie Dushi” në Prishtimë.

Vitaku nuk deshi të jap komente tjera rreth vdekjes së 60 vjeçarit që u gjetë i varur me litar.

“Për sqarime tjera rreth këtij lajmi me fatalitet drejtohuni tek Policia e Kosovës”, shtoi Vitaku. Ndërkaq Policia e Kosovës gjatë ditës për Ballkani.info tha se është dukë u marrë me rastin. Thuhet se viktima kohë më parë ishte punonjës i KFOR-it. /Ballkani.info/