Ja cilat zona të Prishtinës do të mbesin nesër 14 orë pa ujë të pijshëm

Ujësjellësi Rajonal ‘Prishtina’, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se konsumatorët e Fushë-Kosovës, lagjes Kalabria dhe zonës Industriale, nesër më datë 16.06.2019 nga ora 07:00 deri në 21:00, nuk do të kenë furnizim me ujë.

Sipas zëdhënëses së Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Prishtina’, Arieta Mjekut, kjo do të ndodh për shkak të punimeve teknike në realizimin e kyçjes-degëzimit për linjën e re OD 630mm në drejtim të Fushë Kosovës.

“Pas përfundimit të kësaj kyçje mbetet të bëhet edhe dezinfektimi final i linjës, realizimi i zoonimeve finale në qytet dhe në bazë të planifikimeve shpresojmë që Fushë Kosova të fillojë të furnizohet normalesh me ujë nga FPU ‘Shkabaj’ nga data 18.06.2019”, ka thënë Mjeku për Ballkani.info.

Në fund, në njoftim është kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët e kësaj zone dhe zonave të tjera, pastaj edhe kursimi i ujit të pijshëm në këto kohë me temperatura të larta. /Ballkani.info