Transmetohet kryesisht nga kontakti direkt i gishtave me sytë, të cilët kanë rënë fillimisht në kontakt me virusin. Periudha e inkubacionit për shfaqjen e kësaj sëmundje është 5 deri në 12 ditë dhe për sa kohë nuk ka kaluar në gjendje më të rëndë syri i infektuar është ngjyrë rozë.

Simptomat:
· Skuqje e të bardhës së syrit
· Ënjtje e kapakëve të syrit apo konjuktivës
· Lotim i vazhdueshëm i shtuar
· Shqetësim nga drita
· Ndjesi e një trupi të huaj në sy apo ndjesi për ta fërkuar syrin
· Kruarje, irritim apo djegie e syrit
· Krusta në kapakët e syrit apo qerpikë
· Personat që përdorin lente kontakti nuk mund t’i mbajnë ato pasi nuk ndihen mirë

Diagnoza vendoset kryesisht nëpërmjet njohjes së mirë të simptomave klinike të sëmundjes. Në këto raste testet laboratorike nuk kanë ndonjë vlerë të madhe për shkak se shenjat klinike janë karakteristike. Këto teste marrin rëndësi të veçantë kur është e nevojshme të diferencohet
Keratokonjuktiviti nga Herpes Simpleks Virus, ose i shkaktuar nga bakteret. Zakonisht testet bëhen në formë kulture mikrobike të realizuar me citologji nga konjuktiva. Ky ekzaminim ka vlerë edhe në rastet kur mjekimi ndaj infeksionit viral të syrit nuk po jep rezultate.

Mjekimi i konjuktivitit adenoviral është kryesisht trajtim suportiv. Pacientët këshillohen që të përdorin kompresa të ftohta ose lot artificial për të lehtësuar simptomat. Në rastet e kruarjes së syve mund të përdoren pomada me kortizonikë, por dhe me përmbajtje antibiotiku për të parandaluar mbivendosjen e ndonjë infeksioni bakterial.

Masa parandaluese:

1. Lani duart në mënyrë të vazhdueshme me ujë të ngrohtë dhe sapun dhe kujdesuni që fëmijët të bëjnë të njëjtën gjë.
2. Vëmendje nëse dikush e ka këtë sëmundje dhe nëse keni kontakt të ngushtë me këtë person menjeherë duhen larë duart për të evituar transmetimin e konjuktivitit adenoviral.
Ambjentet ku qëndron një person i sëmurë duhen pastruar dhe dezinfektuar vazhdimisht, me klor ose solucione të tjera. E njëjta praktikë ndiqet, edhe me veshjet e këtyre pacienteve.
3. Shmangni fërkimin e syve sepse transmetimi i infeksionit, ndodh lehtësisht nga njëri sy tek tjetri.
4. Mënjanoni përdorimin e përbashkët të sendeve personale si peshqirëve, këllëfëve, jastëkëve, çarçafët apo kuvertat, apo mjetet e make up-it.
5. Mos përdorni lente kontakti derisa të shërohet syri dhe t’ju thotë mjeku.
6. Trajtimi medikamentoz bëhet vetëm për syrin e sëmurë.
7. Mjediset publike dhe ambientet ku ofrohet kujdes shëndetësor duhet të pastrohen dhe të sterilizohen vazhdimisht.

loading…