Ja çfarë pamje ka tash lumi Lepenci nga punimet e “Bechtel&Enka” (FOTO)

Kompania “Bechtel&Enka”, e cila është duke finalizuar projektin e ndërtimit të autostradës, Prishtinë-Hani i Elezit, ka rregulluar edhe shtratin e lumit Lepenci përgjatë Grykës së Kaçanikut.

Autostrada “Arbën Xhaferi”, e cila pritet të përfundojë brenda këtij viti ka urën prej rreth 7 km, që është më e gjata në Ballkan dhe që ofron mundësi udhëtarëve të shohin bukuritë e Grykës së Kaçanikut dhe lumin Lepenc.

Krahas ndërtimit të autostradës, nga Gryka e Kaçanikut e deri në Han të Elezit, kompania “Bechtel Enka” ka rregulluar edhe shtratin e lumit Lepenci, duke i dhënë një pamje të bukur.

Në fotot më poshtë shihet se si është rregulluar dhe si ka qenë shtrati i lumit: