Ja çfarë nisme ka ndërmarrë Shpend Ahmeti pas rastit të fundit të vetëvrasjes në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti me anë të një shkrimi në Facebook ka reaguar pas rastit të rëndë të vetëvrasjes së një vajze në Prishtinë.

Ahmeti ka thënë se pas këtij rasti do të ndërmarrin masa në këtë drejtim për të shpëtuar sa më shumë jetë.

“Por këtë javë zgjerojmë edhe aktivitetin e ndihmen. Në bashkëpunim me QIPS, do të ristartojmë Linjen e Jetes, që është linje për parandalimin e vetëvrasjeve. Kjo është ndihmë profesionale, dhe në qoftë se njihni dikënd, ndihma më e madhe êshtë që ti udhëzoni të kërkojnë ndihmë profesionale” shkruan Ahmeti në Facebook.

https://ballkani.info/kjo-eshte-20-vjecarja-qe-humbi-jeten-dje-ne-prishtine-policia-e-cileson-vdekje-e-dyshimt/

Postimi i plotë:

Fatkeqësisht këto ditë kemi pas edhe një rast të vetëvrasjes e që nuk është rasti i parë në shoqërinë pa marr parasysh pandeminë.

Nuk paragjykoj as rrethanat e as detajet e rastit, por ndihma profesionale është shpëtuese e jetës në raste të depresionit e vështirësive tjera.

Me gjasë izolimi dhe karantinimi mund vetëm të shtojnë vështirësitë e njerëzve. Ne si Komunë kemi inkuraju aktivitete nga shtëpia që ndihmojnë edhe në këtë drejtim.

Por këtë javë zgjerojmë edhe aktivitetin e ndihmen. Në bashkëpunim me QIPS, do të ristartojmë Linjen e Jetes, që është linje për parandalimin e vetëvrasjeve. Kjo është ndihmë profesionale, dhe në qoftë se njihni dikënd, ndihma më e madhe êshtë që ti udhëzoni të kërkojnë ndihmë profesionale.

Por po e nisim edhe platformen #rriNshpi fol shlirë ku mund të thirrni dhe të folni me të tjerë për çështjet që ju preokupojnë. Këto nuk duhet të jenë tabu. Të gjithë kemi vështirësi dhe kemi nevojë për dikënd që na dëgjon.

Ngushëllime familjes e qoftë rasti i fundit në qytetin tonë.

#rriNshpi