Ja arsyeja pse Oriola Marashi dhe Noizy kanë prishur raportet (FOTO)

Mësohet përse doli nga OTR, Oriola Marashi.

Pak ditë më parë lajmi se marrëdhënia mes modeles Oriola Marshi dhe reperit Noizy ishte prishur mori vëmendjen e të gjitha mediave.

Dyshja nuk e ndiqte më njëri-tjetrin në ‘Instagram’ gjë që ngriti dyshimet se ata i kishin dhënë një herë e mirë fund miqësisë.

Ndërkohë që asnjëri prej tyre nuk reagoi lidhur me këto lajme, së fundmi miqtë të afërt të modeles dhe reperit kanë rrëfyer për ‘Panorama Plus’ se është e vërtetë se dyshja nuk shoqërohet më bashkë dhe Oriola është distancuar nga labeli i njohur ‘OTR’ për shkak se mes tyre ka pasur një mosmarrëveshje të madhe që ka çuar në prishjen e raportit.

Ndërkohë, kujtojmë se pak muaj më parë Oriola deklaroi se do të sillte një këngë me grupin OTR duke u bërë kështu zyrtarisht pjesë e këtij labeli, megjithatë kënga nuk u publikua kurrë dhe së fundmi Oriola ka filluar sërish angazhimet në modeling.