Izraeli

Izraelitët pretendojnë se kanë gjetur tunelin nën shtëpinë e komandantit të Hamasit ku janë mbajtur pengjet izraelite

Ushtria izraelite ka publikuar fotografitë ku shihet brendësia e tunelit dhe një hapësirë e veçantë në të në jug të Gazës, ku dyshohet se Hamasi më herët i kishte mbajtur pengjet izraelite.

Zëdhënësi i IDF-së izraelite, Daniel Hagari, në konferencën e mbrëmshme për media, ka thënë se hyrja e tunelit është zbuluar nën shtëpinë e komandantit të Hamasit.

Hagari theksoi se një kilometër nën larg shtëpisë, është zbuluar tuneli që çon në hapësirat që më herët kishin qëndruar pengjet izraelite.

Pretendoi gjithashtu se në tunel janë gjetur lëndë të ndryshme shpërthyese si dhe dyer të blinduara.

Madje thuhet se janë gjetur edhe vizatimet e Emilia Aloni, 5-vjeçare që u lirua në nëntor.

Tuneli i zbuluar ka pesë qelitë që shfrytëzoheshin si qendra paraburgimi, dhe sipas pretendimeve të Hagarit në kohë të ndryshme janë mbajtur në këto hapësira mbi 20 pengje.

“Sipas informacioneve që i kemi, në këtë tunel janë mbajtur 20 pengje në kohë të ndryshme dhe në kushte shumë të vështira, pa dritë, ajër të mjaftueshëm”, shtoi Hagari.