Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha se televizioni dhe radioja shtetërore e Iranit janë “gati të zhduken”, duke iu referuar sulmit aktual izraelit dhe urdhrit të mëparshëm për evakuimin e banorëve të lagjes së tretë të Teheranit.

“Megafoni i propagandës dhe nxitjes së Iranit do të zhduket së shpejti. Evakuimi i banorëve aty pranë ka filluar,” tha Katz, transmeton Ballkani.info.

Në zonën e evakuimit ndodhet edhe selia e stacionit shtetëror iranian të radios dhe televizionit IRIB.

“Paralajmërim urgjent” i Izraelit për banorët e një pjese të madhe të Teheranit

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë lëshuar një “paralajmërim urgjent” për banorët e një pjese të madhe të Teheranit, kryeqytetit të Iranit, që të largohen “menjëherë” nga zona.

🔴 هشدار فوری به کلیه أفراد حاضر در ناحیه مشخص شده نقشه ضمیمه در منطقه ۳ تهران.

⭕️ شهروندان گرامی، بمنظور امنیت شما خواهشمندیم از ناحیه مذکور در منطقه ۳ تهران فورا خارج گردید.

⭕️ طی ساعات آینده ارتش اسرائیل در این ناحیه همچنان که طی روزهای اخیر در محدوده تهران عمل نموده است،… pic.twitter.com/kco8SbtGjw

— ارتش دفاعی اسرائیل | IDF Farsi (@IDFFarsi) June 16, 2025

“Në orët e ardhshme, IDF do të operojë në zonë, si në ditët e kaluara në të gjithë Teheranin, për të goditur infrastrukturën ushtarake të regjimit iranian,” tha zëdhënësi i IDF Avichay Adraee në rrjetin X.

Së bashku me mesazhin, ai bashkangjiti një hartë me pjesë të shënuara të lagjes së tretë të Teheranit dhe tha: “Prania juaj në atë zonë rrezikon jetën tuaj”. /Ballkani.info/