Izraeli kreu një sulm të madh në qytetin iranian të Ahvazit sot, i raportuar nga media të shumta botërore, përfshirë Guardian dhe CNN.

Ahvaz është kryeqyteti i provincës Khuzestan, i cili ndodhet në kufirin me Irakun dhe është rajoni kryesor i prodhimit të naftës në Iran, transmeton Ballkani.info.

Iran’s Ahvaz has been heavily bombed by Israel. pic.twitter.com/eDSMHtRxoD

— Clash Report (@clashreport) June 21, 2025

Ushtria izraelite njoftoi më parë se po sulmonte “infrastrukturën ushtarake” në jugperëndim.

Pamjet nga Ahvaz tashmë mund të shihen në internet, duke treguar një sasi të madhe tymi të dendur që ngrihet mbi qytet.

Deri më tani nuk ka të dhëna për viktima, por evidentohet se janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Heavy Israeli airstrikes hit sites in Ahvaz and in Tehran. Meanwhile, a pro government rally gathered large crowds in the capital yesterday. pic.twitter.com/oEIoBklEIm

— Basha باشا (@BashaReport) June 21, 2025

Guardian shkruan, duke cituar të përditshmen iraniane Shargh, se sot në Ahvaz janë dëgjuar “disa shpërthime të fuqishme”. /Ballkani.info/