Qeveria e Izraelit e ka miratuar masën emergjente për përcjelljen e personave të infektuar ose të dyshuar për koronavirus përmes gjurmimit të telefonave të tyre. Ky vendim menjëherë ka ngritur shqetësime për shkeljen e të drejtës së privatësisë.

Kabineti qeveritar izraelit e miratoi në mënyrë të njëzëshme përdorimin e teknologjisë për këtë qëllim, ndonëse fillimisht ajo ishte zhvilluar për ta luftuar terrorizmin. Vendimi u mor të martën në mëngjes.

Kryeministri Benjamin Netanyahu para disa ditëve tha se kjo teknologji do të përdoret nga autoritetet për t’i njoftuar personat që kanë mundur të bien në kontakt me ndonjë të infektuar me koronavirus si dhe për t’i zbatuar urdhrat për karantinë.

Gjatë një fjalimi të transmetuar në televizioni, ai gjithashtu njoftoi se kjo masë do të jetë në fuqi për 30 ditë, shkruan “The Guardian”,