Izolohet në shtëpi avokati Koci, pati kontakt me një person të infektuar me coronavirus

Avokati kosovar, Arianit Koci, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka treguar se është në shtëpi i izoluar, pasi që ka pasur kontakt me një person i cili ka dal pozitiv me COVID-19.

Ai thotë se nuk ka simptoma dhe është mirë me shëndet.

Ky është postimi i tij:

Sonte kam kuptuar që para 3 ditësh, në ambient të hapur, kam qenë në kontakt të shkurtër me një person i cili ka rezultuar pozitiv në koronavirus Covid 19.

Natyrisht, menjëherë i kam lajmëruar zyrtarët e IKSHP.

Nuk e kam simptoma; jam shumë mirë me shëndet – por nesër kam të caktuar gjykime.

Nuk dua t’a rrezikoj askend!

Prandaj, deri sa të më kumtohet rezultati, sipas rekomandimeve të zyrtarëve të IKSHP, do të qëndroj në shtëpi i izoluar.