Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se ka takuar Philip Reekerin, ushtruesin e detyrës së ndihmës Sekretarit të Shtetit Amerikan për Evropë dhe Euro-Azi.

Sipas një postimi në Facebook, Hoti thotë të ketë biseduar me Reekerin për nevojën që Kosova ka si shtet për të avancuar marrëdhëniet rajonale, “në veçanti në normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke me Serbinë”, raporton Ballkani.info.

“E falënderova për letrën e Sekretarit Pompeo, i cili qartë e thotë se qëllimi final i dialogut është njohja reciproke”, tha Hoti.

Zëvendëskryeministri më tej shtoi se qeveria e re e ka gjithë mbështetjen e vendit mik SHBA për të avancuar në proceset e rëndësishme që Kosova ka përpara. “Dhe nuk do ta humbim këtë mundësi”, u shpreh zëvendëskryeministri Avdullah Hoti.

Kurti e konfirmon që në Munih s’është takuar fare me Grenellin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka konfirmuar sot se në Munih të Gjermanisë nuk është takuar me ambasadorin dhe Përfaqësuesin Special të Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Një gjë të tillë lideri i VV’së e ka thënë në një intervistë për ‘indeksonline’.

“Nuk kam pasur kësaj radhe takim me ambasadorin Grenell këtu. Këtu kam takime bilaterale të aranzhuara më herët. Por jam në kontakt me Grenell, të cilin përndryshe e kam takuar dy herë më herët”, ka thënë Kurti.

Kreu i qeverisë ka folur edhe për letrën e predisentit Macron dhe kërkesën e këtij të fundit për heqje të taksës, duke thënë se vendimin e tarifës 100 % do të heqin sapo të rivendoset masa e reciprocitetit.

Express sot ka raportuar se emisari i Trump, Richard Grenell, dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, nuk e kanë takuar Albin Kuritn në Munih për shkak të qëndrimeve të këtij të fundit rreth taksës e reciprocitetit. /Ballkani.info/