Partia Socialdemokrate (PSD) përmes një aksioni simbolik kanë ilustruar “Rrugëtimin e Kurtit” në një pankartë të vendosur mbi urën e Ibrit në Mitrovicë.

Gazetarja e Telegrafit nga vendi i ngjarjes raporton se aktivistët e PSD-së përmes këtij aksioni simbolik kanë vendosur një pankartë mbi urë të Ibrit në të cilën kanë ilustruar “Rugëtimin e Kurtit”.

Në këtë pankartë ata kanë ilustruar gjithë veprimtarinë dhe vendimet e Qeverisë për veriun e Kosovës.

Po ashtu sipas pankartës në fund të këtij “Rrugëtimi i Kurtit” janë ndarë dy rrugë duke i quajtur: Izolimi i Kosovës dhe Autonomia e veriut.