Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Izet Sadiku ka njoftuar se ka takuar qytetarët e Fushë Kosovës.

Sadiku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se janë të gatshëm për ndryshim dhe për të forcuar progresin.

“Energji e jashtëzakonshme në Fushë Kosovë!  Jemi bashkë për #ndryshimin, për të forcuar progresin dhe për të krijuar mundësi për secilin qytetar. Koha e #LDK është tani!”, ka shkruar ai.

Izet Sadiku në zgjedhjet parlamentare garon me numrin 35.

Postimi i plotë: