Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Izet Sadiku, ka vizituar sot kompaninë e njohur të ngjyrave dhe fasadave, “RELUX”.
“Pata kënaqësinë të vizitoj kompaninë “RELUX”, e cila merret me prodhimin e ngjyrave dhe fasadave. Lider të eksportit në Evropë, që po kontribuojnë jo vetëm në zhvillimin ekonomik të vendit por edhe në rritjen e mundësive për punësim. Programi i LDK ka prioritet mbështetjen e bizneseve me qëllim të fuqizimit të ekonomisë vendore”, ka shkruar Sadiku.
Doktori i njohur në listën zgjedhore të LDK-së mban numrin 35. /Ballkani.info/






