Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Izet Sadiku ka njoftuar se ka takuar banorët e fshatin Brus.
Sadiku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se kanë marrë mbështetjen për fitoren e LDK-së.
“Ndryshimi po ndodh! Banorët e fshatit Brus në përkrahje të LDK. Me vullnet të madh dhe bashkëpunim, po ecim drejt fitores. Së bashku do të sjellim mundësi më të mira për vendin tone”, ka shkruar ai.
Izet Sadiku në zgjedhjet parlamentare garon me numrin 35./Ballkani.info/







