Ish kryeministri

Ivo Sanader bëhet shef i bibliotekës së burgut

Është konfirmuar se Ivo Sanader, ish-kryeministër i Kroacisë, u bë shef i bibliotekës së burgut në burgun e Lipovicës. Ai nuk është i punësuar, por gjithsesi i burgosur, por është përgjegjës për ngritjen kulturore të të burgosurve.

Sanader u transferua nga Remetinaci në Lipovicë dhe tani mbrojtja e tij shpreson se ky është hapi i parë drejt lirisë, transmeton Ballkani.info.

Për shkak të sjelljes shembullore, por edhe shëndetit të dëmtuar, ish-kryeministri kroat Ivo Sanader nuk ndodhet më në Remetinac, transmeton N1.

“Zoti Sanader tash e disa muaj është në IEVP Lipovicë. Është një sistem burgjesh gjysmë i hapur dhe tani ai është në kushte shumë më të mira burgu se sa ishte më parë”, shpjegoi avokati i tij Çedo Prodanoviq.

Në Lipovicë janë duke vuajtur dënimin rreth 80 të dënuar, të cilët qëndrojnë në dhoma me sipërfaqe mesatare prej 20 metrash katrorë dhe ish-kryeministri ndan dhomën me një shok ëe dhomës. Të burgosurit kanë kujdes të vazhdueshëm mjekësor – një mjek dhe dy infermiere – dhe përfitime të tjera të shumta, shkruan Dnevnik.hr.

Ndaj tij kishte pesë procedime

“Është në thelb një burg që nuk është burg. Gjatë ditës, ata lirshëm shëtisin nëpër kompleks, pinë kafe, presin vizitorë. Është një lloj burgu në shkallë njerëzore”, tha Prodanoviq.

“Unë kam qenë me të një herë, ai nuk e ka bërë ende këtë, por është e qartë se ai është përgjegjës për ngritjen kulturore të të burgosurve atje,” vuri në dukje Prodanoviq, duke shtuar se ai kurrë nuk e humbi shpirtin, edhe pse ka kaluar gati një dekadë pas hekurave.

“Ai është i ashpër, ka duruar kushte shumë më të vështira, kështu që nuk ka asnjë problem tani. Sigurisht që ai ndjek politikën, por ne nuk u morëm shumë me politikë”, tha ai.

Sipas vendimit të kombinuar për çështjet Fimi Media, Planinska dhe INA-MOL, Sanader duhet të kalojë gjithsej 18 vjet prapa hekurave. Ndaj tij janë zhvilluar pesë procedime, nga të cilat në dy është shpallur i pafajshëm. /Ballkani.info/