Ivanoviq: Haradinaj po na thotë ose njiheni Kosovën ose do t’ju shkatërrojmë

Në Mitrovicën e veriut sot kanë protestuar punonjësit serbë të shëndetësisë lidhur me taksën e vendosur nga Qeveria e Kosovës për mallrat e prodhuara në Serbi.

Në këtë protesta kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe në krye me kryetarin e saj, Goran Rakiq, por edhe përfaqësuesit e klubit serb të futbollit, Cërvena Zvezda, Dragan Gjajiq, Zvezdan Terziq dhe Mitar Mërkela.

Para Qendrës klinike spitalore janë mbledhur edhe qytetarë serbë duke mbajtur pankarta me mbishkrime “Fëmijët tanë janë të uritur”, “Mos na mbyllni në geto”, “Nuk kemi ilaçe”, etj, shkruan Ballkani.info.

Drejtori i spitalit në veri të Mitrovicës, Milan Ivanoviq ka thënë se para më shumë se një muaj është kërkuar oksigjen, e që ende nuk është marrë, si dhe materiali sintetik.

Ai ka thënë se serbët po kërkojnë liri, që të jetojnë dhe të punojnë të qetë, që të mund të sherohen.

Sipas tij, situata është e vështirë, duke shtuar se ndoshta është më e rënda ndonjëherë. Sipas tij, kësaj herë po bëhet edhe dhunë institucionale ndaj serbëve.

“Haradinaj po i vendos do far kushtesh – ose do ta njihni Kosovën ose do t’ju vazhdohen sanksionet me të cilat do t’ju shkatërrojmë… Nëse nuk pranojmë, ai do ta rrëzojë qeverinë… Ai është zëdhënës i fuqive të jashtme. Këtë po e dëgjojmë edhe prej qarqeve më të vogla, nga disa aleanca opozitare, të cilat propozojnë masa të njëjta. Ata individ nga rrethi i dytë, ata vazalë, marioneta, piona, sigurisht e kanë shefin e njëjtë, e që marrin para”, ka thënë Ivanoviq. /Ballkani.info/